Miliona njerëz në mbarë botën po kërkojnë që NBA ta bëjë këtë gjë në nderim të Kobe Bryant

Miliona njerëz në mbarë botën po kërkojnë që NBA ta bëjë këtë gjë në nderim të Kobe Bryant

Sport January 29, 2020 - 10:55

Gati dy milionë njerëz kanë nënshkruar petonin në internet për të vendosur fotografinë e Kobe Bryant në logon e re të NBA-s.

Krejt kjo pvr ta nderuar basketbollistin legjendar të LA Lakers, i cili ndërroi jetë të dielën, shkruan Zëri.info.

Image

41-vjeçari ndërroi jetë pas një aksidenti tragjik me helikopter në malet e Kalabasas, së bashku me vajzën e tij 13-vjeçare, Gianna, dhe shtatë persona tjerë.

Faqja ‘change.org’ ka raportuar se peticioni është nënshkruar edhe nga shumë njerëz të famshëm dhe është në rritje të shpejt në vazhdim.

“Për shkak të vdekjes së papritur të të madhit Kobe Bryant, ju lutem nënshkruajeni këtë peticion për ta përjetësuar përgjithmonë fotografinë e tij në logon e re të NBA-s”, shkruhet në peticionin e nisur nga 16-vjeçari, Nick Mogteider./Zëri.info