'Çmenduria' e De Rossit, maskohet dhe e ndjek derbin e Romës në sektorin e ultrasve

'Çmenduria' e De Rossit, maskohet dhe e ndjek derbin e Romës në sektorin e ultrasve

Sport January 29, 2020 - 15:54

Daniele De Rossi është shumë i lidhur me Romën dhe këtë fare qartë e tregon karriera e tij e gjatë me këtë klub.

Image

Së fundmi mefushori italian ka bërë një çmenduri, teksa e ka ndjekur derbin e Romës në stadium, por në sektorin e ultrasve. 36-vjeçari ka menduar një mënyrë fantastike për të mos u njohur nga të tjerët dhe ta ndjekë ndeshjen i qetë.

De Rosi është maskuar nga gruaja e tij në mënyrë perfekte dhe më pas ka shkuar në stadium, për t’i përjetuar emocionet e ekipit të tij të zemrës ndryshe.

Aty legjenda vedhekuqe nuk është njohur nga askush tjetër, teksa e ka shijuar ndeshjen në maksimum, ashtu edhe si një tifoz i zjarrtë./Panorama