Kukësi në garë me zviceranët për lojtarin nga Bujanoci

Kukësi në garë me zviceranët për lojtarin nga Bujanoci

Sport January 29, 2020 - 23:36
Lajmet e fundit nga sporti

Një objektiv konkret për Kukësin është 27-vjeçari Gjelbrim Taipi, i cili ka qenë pjesë e Kombëtares U-21 të Shqipërisë, ndërsa në sezonet e fundit është aktivizuar në Zvicër.

Pas tentativës së dështuar për të afruar mesfushorin në verën e vitit të kaluar, te Kukësi besojnë se mund ta bindin në këtë limit të merkatos, shkruan "Panorama Sport". 

Image

Mësohet se lojtari ka ofertë konkrete nga klubi zviceran, Shafhauzen, por te Kukësi nuk i kanë humbur shpresat.

Klubi po shfrytëzon njohjet personale të drejtorit Nexhipi me lojtarin dhe pjesëmarrja e Kukësit në Kupat e Europës, pa harruar garën për titullin kampion në Shqipëri, mund ta bindin Taipin.

Gjithsesi, kjo do të qartësohet në ditët e ardhshme