Bastisen zyrat e klubit ku aktivizohet futbollisti i Kosovës

Bastisen zyrat e klubit ku aktivizohet futbollisti i Kosovës

Sport January 29, 2020 - 23:44
Lajmet e fundit nga sporti

Zyrat e klubit belg, Standard Liege ku luan edhe reprezentuesi kosovar, Mërgim Vojvoda, janë bastisur gjatë ditës së sotme nga hetuesit belgë si pjesë e një hetimi për korrupsion në transaferimin e lojtarëve, shkruajnë mediet në Belgjikë, transmeton zeri.info

Gjiganti belg ka konfirmuar bastisjet në një komunikatë të shkurtër për media, duke thënë se është lidhur me hetimet e gjëra me qendër një agjent futbolli që është arrestuar në Monako vitin e kaluar.

Image

Agjenti me seli në Monako, Christophe Henrotay, ishte arrestuar me kërkesë të një gjykatësi nga Brukseli në shtator.

Zyra e prokurorit federal ka njoftuar se dy bastisje janë bërë në zonën e Lieget dhe se janë konfiskuar dokumente, të dhëna kompjuterike dhe celularë.

Ndërsa, nuk ka pasur arrestime.

Standard Liege ka thënë se klubi dhe presidenti Bruno Venanzi do të bashkëpunojnë plotësisht./Zëri