Publikohet orari i ndeshjeve çerekfinale të Kupës së Kosovës

Publikohet orari i ndeshjeve çerekfinale të Kupës së Kosovës

Sport January 30, 2020 - 08:57
Faza çerekfinale do të nis më 8 shkurt, kur Drenica në stadiumin ‘Bajram Aliu’ takohet me Gjilanin

Federata e Futbollit të Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se është caktuar orari i ndeshjeve çerekfinale të Digitalb Kupës së Kosovës.

Faza çerekfinale do të nis më 8 shkurt, kur Drenica në stadiumin ‘Bajram Aliu’ takohet me Gjilanin.

Në të njëjtën ditë, në ‘Fadil Vokrri’, Prishtina pret Vushtrrinë.

Njoftimi i FFK-së:

Është caktuar orari i ndeshjeve të fazës çerekfinale të Digitalb Kupës së Kosovës. Kjo fazë do të nisë me ndeshjen Drenica – Gjilani, që zhvillohet më 8 shkurt, në orën 12:30 në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj. Në të njëjtën ditë do të zhvillohet edhe ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Vushtrrisë, por me fillim në orën 13:00. Ndërkohë, më 9 shkurt do të luhet ndeshja ndërmjet Dukagjinit dhe Ballkanit, derisa dueli ndërmjet Lirisë dhe Feronikelit zhvillohet më 12 shkurt.

Çerekfinalja e Digitalb Kupës

E shtunë, 8 shkurt

12:30 Drenica-Gjilani

13:00 Prishtina-Vushtrria

E diel, 9 shkurt

12:30 Dukagjini-Ballkani

E mërkurë, 12 shkurt

12:30 Liria-Feronikeli