Zyrtare: Flamur Neziri bëhet me skuadër të re

Zyrtare: Flamur Neziri bëhet me skuadër të re

Sport January 30, 2020 - 10:10
Flamur Neziri në stinorin e fundit ishte pjesë e Dukagjinit të Klinës, është transferuar te skuadra e 2 Korrikut, ekip që garon në Ligën e Parë të Kosovës në futboll

Portieri nga Prishtina, Flamur Neziri, është bërë më skuadër të re, raporton Zëri.info.

Neziri i cili në stinorin e fundit ishte pjesë e Dukagjinit të Klinës, është transferuar te skuadra e 2 Korrikut, ekip që garon në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.

Image

2 Korriku ndodhet ndodhet në pozitën e tetë në Ligën e Parë me 23 pikë të tubuara.

Lajmin për Zëri.info e ka konfirmuar vet Neziri i cili gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë edhe e Përfaqësueses së Kosovës.

Image

Neziri në futbollin e Kosovës i ka fituat të gjithë titujt e mundshëm në kohën sa ka qenë pjesë e FC Prishtinës.

Ai konsiderohet një ndër portierët më cilësor në futbollin e Kosovës. /Zëri.info