Barcelona e transferon ‘Ronaldon e ri’

Barcelona e transferon ‘Ronaldon e ri’

Sport January 30, 2020 - 10:21
Më shpesh i vendosur si një sulmues i krahut të djathtë, 20-vjeçari portugez cilësohet si “Cristiano Ronaldo i ri” dhe mund të luajë kudo në vijën e sulmit

Barcelona tashmë dihet se është në kërkim për një sulmues, i cili do ta zëvendësoj të lënduarin Luis Suarez.

Sipas mediumit të njohur Record, Blaugranët janë duke shqyrtuar një ofertë mbi 20 milionë euro për sulmuesin e talentuar të Bragas, Francisco Trincao.

Më shpesh i vendosur si një sulmues i krahut të djathtë, 20-vjeçari portugez cilësohet si “Cristiano Ronaldo i ri” dhe mund të luajë kudo në vijën e sulmit.

Reprezentuesi i Portugalisë U-21, Trincao aktualisht ka tre gola dhe gjashtë asistime në të gjitha garat këtë sezon.

Emra tjerë që po lidhen me një transferim te Barcelona në këtë afat kalimtar janë edhe Pierre-Emerick Aubameyang, Richarlison dhe Luataro Martinez.