Agim Kasapolli nderohet me mirënjohje për ‘Vepër Jetësore’

Agim Kasapolli nderohet me mirënjohje për ‘Vepër Jetësore’

Sport January 30, 2020 - 10:57
Në mesin e të shpërblyerve nga Komuna e Prishtinës ka qenë edhe gazetari i sportit, Agim Kasapolli, i cili të gjithë jetën ia ka kushtuar sportit e në veçanti basketbollit derisa ka qenë edhe përzgjedhës i Përfaqësueses së Kosovës

Drejtoria për Sport në Komunën e Prishtinës e ka organizuar shpalljen e Laureatëve për vitin 2019, shkruan Zëri.info.

Në mesin e të shpërblyerve ka qenë edhe gazetari i sportit, Agim Kasapolli, i cili të gjithë jetën ia ka kushtuar sportit e në veçanti basketbollit derisa ka qenë edhe përzgjedhës i Përfaqësueses së Kosovës.

Kasapolli është nderuar me mirënjohjen ‘Vepër Jetësore’.

“Faleminderit Komunes se Prishtines, per ndarjen e mirenjohjes per “Veper Jetesore”, ka shkruar Agim Kasapolli në rrjetin social Facebook, përcjell Zëri.info.

Kujtojmë se trofeun e sportistit më të mirë për vitin 2019 e ka fituar portieri i FC Prishtinës dhe Përfaqësueses së Kosovës, Visar Bekaj. /Zëri.info