Roger Federer eliminohet nga Australian Open

Roger Federer eliminohet nga Australian Open

Sport January 30, 2020 - 11:33
Tenisti zviceran Roger Federer është eliminuar në sfidën e parë gjysmëfinale të luajtur në Rod Laver Arena, nga Novak Djokiviç

Roger Federer është eliminuar nga serbi Novak Djokovic në gjysmëfinale të Australian Open.

Në sfidën e parë gjysmëfinale të luajtur në Rod Laver Arena, ka triumfuar serbi Novak Djokiviç duke fituar 3-0 në sete.

Ishte Federer i cili e nisi setin e parë në mënyrë fantastike duke kaluar 5-2 në epërsi, por që nuk arriti të mbahej duke shpërdoruar avantazhin me Djokovic që e fitoi setin 7-6.

Djokovic pastaj fitoi edhe dy setet e fundit 6-3, 6-4, duke arritur finalen e Australian Open ku e pret fituesin e duelit Zverer – Thiem.