ZYRTARE: Dardan Jashari bëhet me skuadër të re

ZYRTARE: Dardan Jashari bëhet me skuadër të re

Sport January 30, 2020 - 14:29
Dardan Jashari i cili në edicionin e fundit ishte pjesë e Ferizajt, është transferuar te skuadra e Malishevës që garon në Ligën e Parë, KF Malisheva

Mbrojtësi i mirënjohur kosovar, Dardan Jashari është bërë më skuadër të re, raporton Zëri.info.

Futbollisti i cili në edicionin e fundit ishte pjesë e Ferizajt, është transferuar te skuadra e Malishevës që garon në Ligën e Parë.

“Futbollisti i lindur në Prishtinë, në skuadrën e Malishevës vie nga Superliga e Kosovës, ku pjesën e parë kampionale të këtij edicioni kishte përfaqësuar ekipin nga Ferizaji.

29 vjeçari, ka luajtur për disa ekipe tjera të mëdha në Superliga, si Llapi, Ballkani, Ferizaji. Jashari, është futbollisti i tretë i ardhur në këtë afat kalimtar të janarit pas Eminhazirit dhe Gashit, presim që të kompletohemi edhe me dy transfere tjera”, shkruhet në njoftimin e klubit Malisheva.

Kjo skuadër do ta nis stinorin pranveror nga pozitan e katërt me 26 pikë, dy më pak se lideri Besa. /Zëri.info

Image