Miqësore apo 'luftë'? Ndeshja e zhvilluar në Turqi mes Dritës dhe Vorsklas u mbyll me tre kartona të kuq dhe dy gola të shënuar

Miqësore apo 'luftë'? Ndeshja e zhvilluar në Turqi mes Dritës dhe Vorsklas u mbyll me tre kartona të kuq dhe dy gola të shënuar

Sport January 30, 2020 - 15:59

Drita e ka zhvilluar edhe ndeshjen e dytë miqësore në kuadër të përgatitje në Antalya të Turqisë.

Skuadra nga Gjilani po vazhdon me përgatitje në bregdetin turk, shkruan Zëri.info.

Djelmoshat e drejtuar nga Ardian Nuhiu sot janë përballur me skuadrën me traditë nga Ukraina, Vorskla.

Image

Në një ndeshje të ashpër nga kundërshtari, Drita ka arritur të barazojë 1:1 me Vorsklan.

Golin e vetëm për Dritën nga Gjilani e shënoi Bujar Shabani në minutën e 59-të.

Kjo ishte një ndeshje tejet e ashpër, ku u ndanë tre kartona të kuq, dy për futbollistët ukrainas, dhe një për gjilanasit./Zëri.info