Sulmuesi i Shqipërisë u stërvit dje përkrah Leo Messit, sot merret vendimi përfundimtar për të

Sulmuesi i Shqipërisë u stërvit dje përkrah Leo Messit, sot merret vendimi përfundimtar për të

Sport January 30, 2020 - 16:04

Në seancën stërvitore të djeshme nga skuadra e parë e Barcelonës ishte parë edhe Rei Manaj.

Sulmuesi shqiptar nga Lushnja ishte ftuar nga trajneri, Quique Setien për të marrë pjesë në stërvitje para ndeshjes me Leganes, shkruan Zëri.info.

Image

Gjatë ditës së sotme, Barcelona ka publikuar listën e futbollistëve që do të përballen sonte me Leganes.

Megjithatë, emri i futbollistit nga Lushnja nuk figuron në listën e Setien.

Ndryshe, ndeshja në fjalë është e vlefshme për fazën 1/8 të Kupës së Mbretit.

Image

Ndeshja zhvillohet në 'Camp Nou' dhe nis nga ora 21:00./Zëri.info