Nuk po bëhet rehat askund, Olivier Giroud largohet nga Chelsea, arrin marrëveshje me skuadrën e madhe italiane

Nuk po bëhet rehat askund, Olivier Giroud largohet nga Chelsea, arrin marrëveshje me skuadrën e madhe italiane

Sport January 30, 2020 - 16:25

Pak më shumë se 24 orë nga fundi i afatit kalimtar dimëror, Olivier Giroud është ende futbollist i Chelseat.

Deri kur? Në Itali bëhet e ditur se ka një marrëveshje mes sulmuesit francez dhe skuadrës kryeqytetase, Lazio, shkruan Zëri.info.

Interi, Tottenhami, Bordeaux, Lyoni dhe Barcelona ishin të lidhur me transferimin e ish-sulmuesit të Arsenalit dhe Montepellierit.

Emri i Giroud ka qenë i lidhur me shumë klube këtë muaj, por që ende nuk ka diçka konkrete.

Francezi po kërkon largimin nga Chelsea për të luajtur sa më shumë para se të nis Kampionati Evropian 'Euro 2020' dhe ta ruajë vendin e tij te Franca e Didier Deschamps.

Siç raporton Gianluca Di Marzio, gazetari i mirënjohur italian, Giroud ka arritur marrëveshje me Lazion.

Tani, lojtari ka nevojë vetëm për një 'OK' nga Chelsea për ta kompletuar këtë transferim./Zëri.info