Fitorja ndaj Austrisë dhe humbja nga Gjermania, dihet renditja e Kosovës në tabelë

Fitorja ndaj Austrisë dhe humbja nga Gjermania, dihet renditja e Kosovës në tabelë

Sport January 30, 2020 - 16:33

Përfaqësuesja e Kosovës në futsall është mposhtur në fund nga Gjermania me rezultat 8:4 në kuadër të eliminatoreve për 'Euro 2020'.

Skuadra e Kosovës ishte nisur të martë për në Gjeorgji, atje ku do të marrë pjesë në raundin e parë kualifikues për kampionatin Evropian të futsallit, shkruan Zëri.info.

Dje (e mërkurë) djelmoshat e Kosovës në futsall arritën ta marrin një fitore të madhe me rezultat 4:2 ndaj Austrisë duke na bërë krenarë.

Golat në këtë fitore të 'Dardanëve' u shënuan nga Arbër Dobroshi (9’12”), Malush Qerimi (10’43”, 11’25”) dhe Dardan Topilla (10’54”).

Image

Paraqitjet e mira të djelmoshave tanë vazhduan edhe sot në takimin ndaj Gjermanisë, duke qenë disa herë në epërsi, por në fund nuk patën fat duke u mposhtur me rezultat 8:4.

Golat në këtë fitore u shënuan nga Drilon Maxharraj (0’27”, 24’07”), Malush Qerimi (22’59”) dhe Melos Kelmendi 29’17”.

Pas kësaj humbje, Kosova renditet e treta me tri pikë, po aq sa ka Gjermania e dyta dhe Gjeorgjia e para.

Ndeshjen e fundit në grup, 'Dardanët' do ta zhvillojnë ndaj Gjeorgjisë./Zëri.info

Image