Për 'muskulozin' Milot Rashica, Werder Bremeni ka një lëvdatë interesante

Për 'muskulozin' Milot Rashica, Werder Bremeni ka një lëvdatë interesante

Sport January 30, 2020 - 16:46

Milot Rashica është njëri ndër lojtarët më muskuloz te Werder Bremeni.

Futbollisti nga Vushtrria është tejet i përkushtuar në stërvitje dhe palestër, dhe duket se kurrë nuk i anashkalon ushtrimet e këmbëve, shkruan Zëri.info.

Së fundmi, Werder Bremeni ka publikuar një fotografi të 23-vjeçarit nga Kosova, ku vihen në pah muskujt e tij të jashtëzakonshëm në këmbë.

"Miloti kurrë nuk i anashkalon ushtrimet e këmbëve", shkruan faqja zyrtare e klubit gjerman në 'Facebook'.

Ndryshe, Rashica është në formë mahnitëse këtë edicion, ku ka shënuar nëntë gola dhe ka dhuruar tri asistime në 17 ndeshje në të gjitha garat./Zëri.info