Zyrtare: Vazhdon operacioni 'fshesa' te Man Unitedi, largohet edhe një mbrojtës

Zyrtare: Vazhdon operacioni 'fshesa' te Man Unitedi, largohet edhe një mbrojtës

Sport January 30, 2020 - 17:12

Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Marcos Rojo i është bashkuar Estuadiantes në një marrëveshje huazimi deri në fund të edicionit aktual.

29-vjeçari kthehet në klubin ku e filloi karrierën si i ri, teksa për skuadrën e parë të 'Djajve të Kuq' nuk ka luajtur që nga muaji nëntor, shkruan Zëri.info.

Klubi nga Superliga e Argjentinës e ka konfirmuar transferimin me anë të një video të postuar në rrjetet sociale.

Image

Rojo është parë në stërvitje me Manchester Unitedin dje, por rikuperimi i Eric Baillyt nënkupton se nuk ka vend për mbrojtësin argjentinas.

Kjo nënkupton se Manchester Unitedi tashmë ka katër mbrojtës qëndror në dispozicion, me Alex Tuanzebe ende në pritje.

Rojo i ishte bashkuar skuadrës nga Mançesteri nga Sporting Lisbona në vitin 2014, por kurrë nuk ka arritur ta tregojë potencialin e tij./Zëri.info