ZYRTARE: Futbollisti shqiptar nënshkruan me Juventusin

ZYRTARE: Futbollisti shqiptar nënshkruan me Juventusin

Sport January 30, 2020 - 17:33

Giacomo Vrioni ka bërë një tjetër hap në karrierën e tij, duke u bërë pjesë e Juventusit. 

Kartoni i sulmuesit të Shqipërisë ishte në pronësi të Sampdorias, ndërsa prej disa kohësh luan i huazuar në Serinë B në mënyrë që të fitojë më tepër minuta, shkruan Zëri.info.

Por, futbollisti shqiptar këtë herë përfundimisht për bardhezinjtë, ku do të luajë me 23-vjeçarët e Juventusit. 

Këta të fundit aktualisht luajnë një kategori më poshtë, duke garuar në Serie C. 

Një kalim ky i ngjashëm me atë të sulmuesit tjetër shqiptar Rei Manaj, duke zbritur një kategori më poshtë, por me objektivin e vetëm - të të shënuarit sa më shumë për të bërë hapin e madh në skuadrën e parë./Zëri.info

Image