'Kobe Bryant u vonua për të vdekur': Komediani kërcënohet me vdekje pasi u tallë me aksidentin fatal

'Kobe Bryant u vonua për të vdekur': Komediani kërcënohet me vdekje pasi u tallë me aksidentin fatal

Sport January 30, 2020 - 18:00

'TMZ', mediumi raportoi për herë të parë për vdekjen e Kobe Bryant, vajzës së tij 13-vjeçare, Gianna, dhe shtatë pasagjerëve të tjerë.

Derisa e gjithë bota po vajton vdekjen e ish-basketbollistit legjendar, dikush tjetër po tallet, shkruan Zëri.info.

Bëhet fjalë për komedianin e famshëm, Ari Shaffir.

Për talljet e tij, ai u detyrua ta thirrte polcinë për shkak të kërcënimeve të shumta që mori komediani.

"Kobe Bryant është vonuar 23 vite për këtë vdekje. Ai u akuzua për përdhunim. I urrej Lakersat. Përshëndetje për heroin që harroi të vë karburant në helikopter. Çfarë dite e mrekullueshme", ka thënë Ari Shaffir në një video.

Deri më tani nuk ka asnjë arrestim për kërcënuesve ndaj komedianit./Zëri.info