Erjona Sulejmani rikthehet të flasë edhe njëherë në lidhje me ish-bashkëshortin e saj Blerim Xhemajlin

Erjona Sulejmani rikthehet të flasë edhe njëherë në lidhje me ish-bashkëshortin e saj Blerim Xhemajlin

Sport January 30, 2020 - 18:11

Erjona Sulejmani, ish-bashkëshortja e futbollistit Blerim Xhemajli, ka dhënë një intervistë për “Rivelo”, teksa ka folur për jetën e saj në Itali, dashurinë me Xhemailin dhe tabunë e homoseksualitetit.

Fëmijëria? “Në moshën 9-vjeçare, një vajzë që jeton në kohë luftë, me siguri që traumat i mbeten në mendje. Nuk është e thjeshtë… duhet ta provosh në lëkurën tënde. Në të njëtën kohë, kjo gjë të shënjon dhe të mëson, të rritesh dhe të bëhesh luftëtar dhe të zbuloshh pjesë të vetës që nuk mendon se i kishe”, shprehet Erjona Sulejmani.

Image

Jeta në Itali? “Italia na ka mirëpritur shumë mire. Sot jetojmë në liqenin e Gardës, prej 21 vitesh, nuk kemi lëvizur kurrë. Ndihem si në shtëpi. Nëse kam vuajtur ndonjëherë akte diskriminuese? Nëse duhet të jem i sinqertë, po. Edhe pse në një përqindje më të ulët se të tjerët, sepse prindërit e mi gjithashtu kanë punuar 16 orë në ditë për të qenë në gjendje të më japin mua dhe vëllait tim një jetë ku ne nuk ndiheshim ndryshe nga të tjerë. Sot që jam prind, e kuptoj edhe më shumë sakrificat e tyre”.

Xhemaili dhe dashuria? “Kam takuar ish-burrin tim Blerim Xhemailin, kur fitova çmimin Miss Eleganca në Shqipëri. Kur ai më rrëfeu se ishte një futbollist i thashë me mirësi, se nuk dua të merrem me ty. Sot, si një grua e vetme e lirë dhe për fat të mirë, unë e kuptoj se sa e vështirë ishte jeta e një “wag”… Unë e dua atë, ai është babai i djalit tim, unë gjithmonë do ta respektoj atë për rolin që ai ka. Uroj që ai të arrijë atë që dëshiron. Por nuk e dashuroj më atë ”.

Image

Tabuja e homoseksualitetit në futboll? “Nuk shoh pse kjo tabu e homoseksualitetit është një temë kaq e ashpër sot. I referohem futbollit dhe në përgjithësi. Unë them se çfarë do të ndryshojë nëse luan futboll me dikë që del me të dashurën, … ose të dashurin?’. Në futboll ka shumë raste…”.