FC Prishtina barazon me skuadrën kazake në miqësoren e zhvilluar në Turqi

FC Prishtina barazon me skuadrën kazake në miqësoren e zhvilluar në Turqi

Sport January 30, 2020 - 18:17

FC Prishtina e ka zhvilluar ndeshjen e radhës miqësore në kuadër të përgatitjeve në Antalia të Turqisë.

Skuadra e drejtuar nga Armend Dallku është përballur sot në një miqësore me kazakët e Ordabasyt, shkruan Zëri.info.

Ndeshja e zhvilluar në pasditën e sotme në bregdetin turk është mbyllur me rezultat të barabartë, 1:1.

Golin e vetëm për kryqytetasit e shënoi futbollisti i talentuar, Meriton Korenica.

FC Prishtina e dominoi lehtësisht këtë ndeshje, teksa ka humbur dy raste vetëm me portier./Zëri.info