ZYRTARE: Piatek lë Milanin, befason me skuadrën e re

ZYRTARE: Piatek lë Milanin, befason me skuadrën e re

Sport January 30, 2020 - 18:26

Hertha Berlini e ka kompletuar transferimin e sulmuesit polak, Krzysztof Piatek nga Milani.

Një ditë para mbylljes së afatit kalimtar dimëror, klubi nga Berlini e ka transferuar reprezentuesin polak, shkruan Zëri.info.

Piatek u transferua te Milani vitin e kaluar, derisa në fillim u tregua i jashtëzakonshëm në sulmin e 'Rossonerëve'.

Image

Megjithatë, forma e tij filloi të bie në këtë edicion, dhe me ardhjen e Zlatan Ibrahimovic, Piatek u detyrua të largohet.

"Jam i lumtur që ky transferim u realizua. Mënyra se si klubi është duke ecur, më ka bindur mua se kjo është lëvizja e duhur për mua", tha fillimisht sulmuesi polak.

"Jam i emocionuar që do të luaj me bashkëlojtarët e mi të rinjë. Unë dua të kontribuoj në zhvillimin e skuadrës", shtoi Piatek.

Image

Ndryshe, Hertha e ka kompletuar transferimin e Piatek për shumën e 27 milionë eurove./Zëri.info