Futbollisti i Barcelonës e nderon Kobe Bryantin në një mënyrë interesante para ndeshjes në 'Camp Nou'

Futbollisti i Barcelonës e nderon Kobe Bryantin në një mënyrë interesante para ndeshjes në 'Camp Nou'

Sport January 30, 2020 - 18:35

Kanë mbetur edhe pak minuta deri te fillimi i ndeshjes Barcelona - Leganes.

Sonte në 'Camp Nou', Barcelona e pret Leganes në kuadër të Kupës së Mbretit, shkruan Zëri.info.

Ndeshja në fjalë është e vlefshme për fazën 1/8 të finales së kësaj gare.

Tasmë, futbollistët e Barcelonës kanë arritur në stadium para ndeshjes.

Sulmuesi francez, Antoine Griezmann ka arritur në stadium me fanellën e basketbollistit legjendar, Kobe Bryant.

Ndryshe, Bryant ndërroi jetë në një aksident fatal të hënën me helikopter./Zëri.info