Futbollisti i FC Prishtinës shpallet 'Shpresa e Vitit 2019' nga Komuna e Prishtinës

Futbollisti i FC Prishtinës shpallet 'Shpresa e Vitit 2019' nga Komuna e Prishtinës

Sport January 30, 2020 - 18:45

Qëndrim Zyba është njëri prej futbollistëve më të talentuar që aktivizohet në futbollin e Kosovës.

Mesfushori nga Theranda debutoi me skuadrën e parë të FC Prishtinës këtë edicion dhe ka lënë mbresa te drejtuesit e klubit prishtinas, raporton Zëri.info.

19-vjeçari mbrëmë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për Lauretët e vitit 2019 për sport nga Komuna e Prishtinës, ka marrë një çmim.

Image

Ai ka marrë çmimin 'Shpresa e Vitit 2019' nga Komuna e Prishtinës.

“Shijoni gjërat e vogla, sepse një ditë mund të shikoni prapa dhe të kuptoni se ato ishin gjërat e mëdha. Faleminderit FC Prishtina", ka shkruar Zyba.

Ndryshe, Zyba është produkt i akademisë së famshme të FC Prishtinës, nga e cila kanë dalë futbollistë të shkëlqyer ndër vite./Zëri.info