ZYRTARE: Ferizaj bën 'boom', prezanton tri përforcime

ZYRTARE: Ferizaj bën 'boom', prezanton tri përforcime

Sport January 30, 2020 - 18:51

FC Ferizaj ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me tre futbollistët, Filip Stojanovski, Albin Krasniqi dhe Eurent Krasniqi.

Filip Stojanovski eshte transferuar nga Shkupi, teksa ai luan në pozitën e mbrojtësit të krahut të djathtë dhe me përvojën e tij të madhe pritet ta ndihmojë skuadrën drejt synimeve, raporton Zëri.info.

Albin Krasniqi eshte huazuar nga Drita për gjashtë muaj.

Albini edhe më herët ka qenë pjesë e klubit ferizajas, klub i cili pret shumë nga ai.

Image

Dhe për fund, Eurent Krasniqi një sulmues i talentuar i cili ishte pjesë e skuadrës së juniorëve të Ferizajt do t'i bashkohet skuadrës së parë. 

Krasniqi ka nënshkruar kontratë me skuadrën seniore, dhe klubi pret kontributin e tij në fazën ofensive.

"Klubi ynë i uron mirëseardhje përforcimeve të reja, duke i uruar shëndet dhe suksese me klubin tonë", njofton FC Ferizaj./Zëri.info