Florent Hadërgjonaj,largohet nga Huddersfield, zbulohet skuadra e tij e re

Florent Hadërgjonaj,largohet nga Huddersfield, zbulohet skuadra e tij e re

Sport January 30, 2020 - 18:59

Trajneri i Huddersfield Town, Danny Cowley ka konfirmuar se Florent Hadërgjonaj është pranë largimit nga skuadra angleze.

Sipas tij, mbrojtësi nga Deqani do t'i bashkohet skuadrës elitare turke, Kasimpasa, raporton Zëri.info.

"Hadërgjonaj është në Turqi për negociata me një klub turk", ka thënë Cowley.

"Puna etike dhe aftësitë e Florentit janë të mira. Ai është një futbollist që mund të luajë në pozicione të ndryshme", tha fillimisht trajneri anglez.

"Ai dëshiron të luajë. Ai është futbollist i Kosovës dhe ka ndeshje të rëndësishme para vetes me vendin e tij. Ai e bëri me dije se dëshiron të luajë", shtoi Cowley.

Në Kasimpasa, Hadërgjonaj do t'i bashkohet futbollistit tjetër nga Kosova, Loret Sadiku./Zëri.info