ZYRTARE: Paco Alcacer largohet nga Dortmundi, rikthehet në La Liga

ZYRTARE: Paco Alcacer largohet nga Dortmundi, rikthehet në La Liga

Sport January 30, 2020 - 19:25

Paco Alcacer ka vendosur t'i jap fund aventurës së tij te Dortmundi.

Ish-sulmuesi i Barcelonës është rikthyer në La Liga, shkruan Zëri.info.

Futbollisti spanjoll ka firmosur me Villarealin deri në vitin 2025, teksa nesër do t'i bashkohet skuadrës në stërvitje.

Alcacer ka qenë edhe më parë pjesë e Villarealit, te grupmoshat e reja.

Te Dortmundi, Alcacer ka zhvilluar 47 paraqitje dhe ka shënuar 26 gola./Zëri.info