Portieri i FC Prishtinës, Visar Bekaj vëzhgohet nga afër prej klubit të madh evropian

Portieri i FC Prishtinës, Visar Bekaj vëzhgohet nga afër prej klubit të madh evropian

Sport January 30, 2020 - 19:45

Në ndeshjen e sotme miqësore, Prishtina - Ordbasy, prezent ishte edhe menaxheri/skaut i portierëve të klubit të madh turk të Stambollit, Beshiktash.

Visar Bekaj është njëri prej portierëve më të mirë që aktivizohet në futbollin e Kosovës.

Portieri i FC Prishtinës sot u vëzhgua nga menaxheri i portierëve të Beshiktashit, raporton Zëri.info.

Bekaj, njëherësh edhe anëtar i Përfaqësueses së Kosovës, sot nuk pati aq shumë punë meqenëse ishte FC Prishtina ajo që po kërkonte të shënonte duke mos i lejuar raste shënimi skuadrës kundërshtare.

Padyshim që prezenca e skautëve të klubeve të mëdha nuk i bënë nder vetëm FC Prishtinës, por në përgjithësi futbollit tonë kosovar./Zëri.info