ZYRTARE: Largim i papritur nga Ballkani

ZYRTARE: Largim i papritur nga Ballkani

Sport January 30, 2020 - 19:54

Ballkani e ka zyrtarizuar edhe largimin e dytë për afatin kalimtar dimëror.

Klubi nga Theranda ka bërë me dije se edhe Uran Shala ma marrë 'rrugën e largimit', shkruan Zëri.info.

Largimi i Shalës ka ardhur pasi vet futbollisti ka kërkuar të ndryshojë ambient.

Ballkani përmes një postimi në rrjetin social 'Facebook' ka konfirmuar largimin e mesfushorit Uran Shala.

Njoftimi i plotë:

"Me kërkesën e lojtarit shumë të dashur të klubit tonë për lirimin e tij për një avneturë të re ,ne e aprovuam kërkesen e tij. Uranit i urojmë shumë suksese në klubin fqinjë Liria,dhe gjithashtu i themi se e ka derën hapur gjithmonë”./Zëri.info

Image