Përkundër humbjes, Plepolli tregohet realist: Referimi sot ishte perfekt

Përkundër humbjes, Plepolli tregohet realist: Referimi sot ishte perfekt

Sport February 23, 2020 - 21:05

Flamurtari i Prishtinës ka pësuar humbje nga Gjilani me rezultat solid, 2:0.

Në kuadër të xhiros së 19-të, prishtinasit janë mposhtur në Gjilan, raporton Zëri.info.

Ndihmës-trajneri i Flamurtarit, Arsim Plepolli përkundër humbjes, ka thënë se referimi sot ishte perfekt.

"Referimi ishte perfekt, nuk ka asnjë arsye për t'u justifikuar", ka thënë Plepolli në 'Arena Sportive', përcjell Zëri.info.

"Ndeshjen nga Gjilani e humbën për fajin tonë, por duhet ditur se Gjilani ka një skuadër cilësore", vlerësoi ish-futbollisti i mirënjohur.

"Me gabime të vogla, ne po pësojmë gola. Këto gjëra po përsëriten gjithnjë", theksoi ai./Zëri.info