Pas Skocisë, edhe Anglia ua ndalon goditjen e topit me kokë fëmijëve

Pas Skocisë, edhe Anglia ua ndalon goditjen e topit me kokë fëmijëve

Sport February 24, 2020 - 15:35
Lajmet e fundit nga sporti

Fëmijët e shkollave fillore nuk do të lejohen ta godasin topin me kokë gjatë stërvitjeve të futbollit, derisa Federata Angleze e Futbollit ka sjellë disa masa për të parandaluar sëmundjet potenciale të trurit, transmeton zeri.info

Sot më herët gjatë ditës edhe Federata Skoceze ua ndaloi goditjen e topit me kokë fëmijëve deri në moshën 12-vjeçare.

Ky vendim vjen pas studimit të Universitetit të Glasgout që kishte provuar lidhjen mes futbollit dhe sëmundjes nervore, dementia.

Lexo edhe Zbulimet e ‘frikshme’, futbollistët janë shumëherë më të rrezikuar se personat e tjerë për këto sëmundje
Sport October 28, 2019

Studimi i publikuar në tetor të vitit të kaluar gjeti se futbollistët profesionistë janë tre herë e gjysmë më të rrezikuar për të vdekur nga sëmundjet e trurit dhe pesë herë më shumë të rrezikuar nga sëmundja e Parkinsonit./Zëri