E bujshme, Barcelona kërkon yllin shqiptar

E bujshme, Barcelona kërkon yllin shqiptar

Sport February 24, 2020 - 15:54
Lajmet e fundit nga sporti

Marash Kumbulla është duke shkëlqyer në këtë edicion me fanellën e Hellas Veronës në Serie A, transmeton zeri.info

Me paraqitjet e tij reprezentuesi i Shqipërisë ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të njohura evropiane.

Interi, Juventusi, Napoli e Manchester Unitedi janë vetëm disa prej klubeve që janë vënë pas mbrojtësit 20-vjeçar.

Image

Ndërkohë, së fundmi në garë ka hyrë edhe Barcelona.

“TuttoHellasVerona” shkruan se katalunasit janë duke e ndjekur me vëmendje futbollin.

Barcelona dëshiron ta marrë menjëherë në ekip Kumbullën, në mënyrë që ai të mësohet me lojën e katalunasve përkrah mbrojtësit Gerard Pique./Zëri