Lëshime në organizim dhe tymosja e zyrtarit gjatë ndeshjes, klubi i Superligës 'pëson' nga Komisioni Disiplinor

Lëshime në organizim dhe tymosja e zyrtarit gjatë ndeshjes, klubi i Superligës 'pëson' nga Komisioni Disiplinor

Sport February 27, 2020 - 09:30

Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje me Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë në mbledhjen e mbajtur me datë 26.02.2020 shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e nisura nga ana e Komisionit të Garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e XIX-të e Superligës së Kosovës dhe javës së 18-të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve të zhvilluara me datë 22-23.02.2020 dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve zyrtare konform dispozitave të Rregullores disiplinore ka marrë disa vendime, raporton Zëri.info.

Klubi i Ferizajt gjithashtu e ka pësuar nga vendimet e fundit të bëra nga Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Ndaj Ferizajt është hapur procedure disiplinore për shkak të lëshimeve në organizimin e ndeshjes së javës së 18-të të Superligës së Kosovës ndaj Feronikelit.

Në ndeshjen e zhvilluar në Ferizaj, persona të pa-autorizuar hynë në portën e hyrjes për në fushë dhe shfaqën reagime kundërshtuese ndaj gjyqtarit të ndeshjes, teksa edhe ofenduan zyrtarët e ndeshjes.

Bazuar në rregulloren disiplinore, Ferizaj dënohet me një mijë euro.

Nga vendimet e Komisionit Disiplinor e ka pësuar edhe drejtori i Ferizajt, Nadir Haxhimusa.

Sipas raportit zyrtar, Haxhimusës i është dhënë ‘vërejtje e fundit’ për shkak të konsumimit të duhanit pranë hapsirës teknike./Zëri.info