Nuhiu i kënaqur me fitoren: Punën e mbyllëm në pjesën e parë

Nuhiu i kënaqur me fitoren: Punën e mbyllëm në pjesën e parë

Sport February 28, 2020 - 15:18
Lajmet e fundit nga sporti

Sot është zhvilluar një ndeshje në IPKO Superligën e Kosovës në futboll, në kuadër të javës së 20-të ku u ballafaquan Drita e Drenica.

Skuadra e Ardian Nuhiut, Drita ka fituar bindshëm me rezultat 4:1 për ta marrë kështu kryesimin e renditjes tabelore, shkruan Zëri.info.

Kastriot Rexha dy herë, Betim Haxhimusa dhe Izir Emini nga një herë realizuan për Dritën derisa golin e vetëm për Drenicën e shënoi ish futbollisti i Prishtinës i huazuar te kuqezinjtë, Alban Shillova.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu është parë i kënaqur me fitoren duke thënë se pas kësaj vëmendjen e ka të ndeshja e radhës me Ballkanin.

“Futbollistët luajtën një pjesë të parë jashtëzakonisht të mirë. Kishim posedimin e topit dhe i shënuam golat. Në pjesën e dytë ndoshta edhe rezultati i pjesës së parë ndikoi dhe nuk e nisëm mirë, por gjithsesi ishim mirë në fund dhe jam i kënaqur me lojën. Deri sot jam menduar e vetëm për Drenicën ndërsa nga tash mendoj për takimin e radhës që e kemi”, ka thënë për supersport, Ardian Nuhiu. /Zëri.info

Pas kësaj ndeshjeje Drita ngjitet në pozitën e parë me 40 pikë aq sa ka edhe Ballkani por gjilanasit kanë golaverazh më të mirë, derisa Drenica mbetet në pozitën e 8-të me 24 pikë. /Zëri.info