Driton Kuka me reagim interesant pas vendosjes së shtatores së Majlinda Kelmendit

Driton Kuka me reagim interesant pas vendosjes së shtatores së Majlinda Kelmendit

Sport February 28, 2020 - 17:11
Detajet

Krenaria e sportit të Kosovës, xhudistja me famë botërore, Majlinda Kelmendi është bërë sot m shtatore në qytetin e saj të lindjes, Pejë, shkruan Zëri.info.

Për këtë, ka reaguar në rrjetet sociale ka reaguar trajneri i Majlindës, Driton Kuka.

Postimi i Driton Kukës pa ndërhyrje

Sa madhështore po duket Peja sot …

Shtatorja e Heroines së gjallë zbriti në vendlindjen e saj!

Aty ku lindi u rrit e u ndërtua si sportiste,ku derdhi djersë e lot nga puna e sakrifica e saj sublime!

Çdo Shqiptari të vërtetë do i rritet krenaria me shekuj nga arritjet tua!

 

Image