
Referi i Kosovës ‘referon’ në politikë, e krahason Albin Kurtin me diktatorin korean
Sport
March 25, 2020 - 23:35
Lajmet e fundit nga sporti
Gjyqtari i Ligës së Dytë së futbollit së Kosovës, Qëndrim Vata ka krahasuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, me diktatorin korean Kim Jong Un, raporton Insporti.com.
Vata ka vendosur të ndajë drejtësinë edhe në politike, ani pse nuk i takon kjo gjë, apo nuk kërkohet nga ai. Gjyqtari nga Ferizaj këtë krahasim e ka bërë nëpërmjet rrjetit social “Facebook”.
Ai ka publikuar një fotografi në të cilën, kryeministri Kurti duket si diktatori korean, natyrisht nëpërmjet manipulimit teknik të fotografisë.