Dramë familjare te futbollisti i njohur: Gruaja ime ka kancer, për shkak të koronavirusit, nuk mund të shkojë në spital

Dramë familjare te futbollisti i njohur: Gruaja ime ka kancer, për shkak të koronavirusit, nuk mund të shkojë në spital

Sport March 26, 2020 - 09:16

Futbollisti i Cagliarit, Radja Nainggolan ndodhet në karantinë në Itali, derisa ka zbuluar për mediat lokale dramën që po kalon familja e tij.

Gruaja e tij, Claudia, është e sëmurë me kancer dhe po e lufton këtë sëmundje, shkruan Zëri.info.

Image

Por, për shkak të frikës nga koronavirusi që ka shkaktuar kaos në Itali, ai është duke hasur në vështirësi për mjekimin e gruas së tij.

"Koronavirusi është një problem i madh. Thjesht është një histori. Shpresoj që kjo të kryhet më shpejt pasi spitalet jemi duke i shmangur dhe terapitë i kemi vonuar", ka thënë mesfuhori belg.

"Kështu që ne nuk do të shkojmë në spitale. Edhe në dyqan nuk mundem të shkoj pasi frikësohem se mos e marrë virusin", shtoi ai./Zëri.info

Image