Jeta në Kinë fillon përsëri, ylli italian del me biçikletë në rrugë dhe dëshmon gjithçka

Jeta në Kinë fillon përsëri, ylli italian del me biçikletë në rrugë dhe dëshmon gjithçka

Sport March 28, 2020 - 16:18
Lajmet e fundit nga sporti

Për të krijuar një ide se mund të jetë rikthimi në jetën e zakonshme, pas urgjencës së koronavirus, thjesht ndiqni profilin në Instagram të Fabio Cannavaro.

Kampioni i botës më 2006 është praktikisht duke mbajtur një ditar të përditshëm. Sot, ai dokumentoi me një video udhëtimin me biçikletë publike në një park të Guangzhou, në Kinë.

Maska, syze dhe kokore, janë masat mbrojtëse të ish-fituesit të “Topit të Artë”, tashmë trajner në Kinë. Në park, siç shihet nga videoja, ka njerëz që ecin, vrapojnë, pushojnë. Me pak fjalë, jo gjithçka është në izolim si më pare në vendin e madh aziatik, por shohim një rimëkëmbje të ngadaltë të jetës.

"Siç mund ta shihni, njerëzit këtu po kthehen në jetën normale", - thotë Cannavaro, i cili dje, në një video tjetër, tregonte shkresën e autoriteteve, të shkruar në gjuhën kineze, që dëshmonte fundin e karantinës së tij. 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ëFabio Cannavaroë (@fabiocannavaroofficial) on