Rikthimi i Serie A ende shumë larg, ja sa zgjatet periudha e izolimit

Rikthimi i Serie A ende shumë larg, ja sa zgjatet periudha e izolimit

Sport March 28, 2020 - 16:53
Lajmet e fundit nga sporti

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte do të zgjasë afatin e izolimit të vendit të paktën edhe për dy javë të tjera, raporton “Corriere della Sera”.

Vendimi i parë parashikonte izolim deri në datë 3 prill, mirëpo situata tepër e vështirë që po kalon vendi fqinj, ku numri i përditshëm i viktimave është alarmant, do të shtyjnë kryeministrin Conte të zgjasë masat shtrënguese.

Ky lajm pritet të ndikojë dhe futbollin në Italinë fqinjë, duke qenë se më shumë izolim do të thotë më shumë vonesë për rifillim e stërvitjes në fushë.

Për më tepër shkollat nuk do të hapen në fillim të prillit siç ishte parashikuar, deklaron Ministrja Italiane e Arsimit, ndërsa rikthimi në normalitet pritet të bëhet gradualisht.

Italia është vendi me më shumë vdekje në botë për shkak të koronavirusit me 9124 viktima, ndërsa e dyta renditet Spanja e cila numëron 5690 viktima.