Ankohet futbollisti i kosovar: Bankat po na vjedhin edhe në këtë kohë krize

Ankohet futbollisti i kosovar: Bankat po na vjedhin edhe në këtë kohë krize

Sport March 29, 2020 - 11:42
Lajmet e fundit nga sporti

Kosova ka hyrë në javën e tretë që po përballet me koronavirusin, i cili tashmë pothuaj ka paralizuar gjithçka.

Shumë biznese janë ndaluar duke bërë që sektori privat t’i dërgojë në shtëpi një numër të madh të punëtorëve, shkruan Zëri.info.

Qeveria e vendit më këtë rast mori një sërë vendime për ta lehtësuar sadopak krizën për qytetarët, e njëri nga këto vendime ishte edhe shtyrja e këstit të kredisë.

Megjithatë, sipas futbollistit të mirënjohur kosovar Liridon Kuka, kjo gjë nuk po ndodh dhe se bankat po vazhdojnë të vjedhin në një mënyrë tjetër.

Kukaj ka reaguar parmes një postimi në “Facebook” i cili sqaron gjithçka.

“Popull i dashtun, a po e shihni hajninë e radhës që po na bëhet nga bankat për këste qe i shtyjnë a jo?

Banka po pranon me ta shty pagesën për 1 muaj, por muajin e ardhshëm duhet me pagu edhe interesin që është dashur të paguhet me këtë këst, kështu që bankat popullin nuk po e ndihmojnë por përkundrazi me plot kuptimin e fjalës “ PO NA VJEDHIN”.

Tani lindë pyetja se a kemi ne SHTET që dikush ti dënoj këto banka për tentim vjedhje dhe mashtrim?. Apo duhet të reagoj edhe BQK në këtë drejtim !!!”, ka shkruar Kukaj. /Zëri.info

Image