Infektuar: 1057
Shëruar: 841
Vdekur: 30
FFK nuk e di se kur mund të nisë kampionati

FFK nuk e di se kur mund të nisë kampionati

Sport March 29, 2020 - 12:37
Lajmet e fundit nga sporti

Federata e Futbollit përmes një kumtese për bërë të ditur situatën që po kalon ky institucion pas pandemisë me koronavirus, derisa ka sqaruar edhe bisedimet që po i bënë më UEFA-n e FIFA-n për ta kaluar këtë situatë të vështirë, shkruan Zëri.info.

KE i FFK-së është i vetëdijshëm për vështirësitë me të cilat ballafaqohen klubet në këtë periudhë, duke pasur parasysh se pandemia Covid-19 ka pasur efekte edhe në ekonominë e vendit dhe rrjedhimisht edhe tek ata që i mbështesin klubet në aspektin financiar, dhe do të bëjë çmos për t’i ndihmuar ato.

Sa i përket fillimit të kampionatit tash për tash asgjë e sigurt nuk është.

“Shpresojmë që kampionati nuk do të shtyhet më shumë se sa data që është dhënë nga UEFA, megjithëse presidenti Çeferin qysh në fillim ka deklaruar se janë të përgatitur për planin A, B dhe C, andaj edhe FFK do t’i ndjekë rekomandimet dhe hapat e UEFA-s”, ka shkruar FFK.

Të kujtojmë se kampionati i Kosovës po hynë në javën e tretë të pezullimit dhe ende nuk është e sigurt se kur mund të rinisë. /Zëri.info