Sa do t'i takojnë sportit nga pakoja emergjente e MKRS-së? Flet Ministrja e Sportit, Vlora Dumoshi

Sa do t'i takojnë sportit nga pakoja emergjente e MKRS-së? Flet Ministrja e Sportit, Vlora Dumoshi

Sport March 29, 2020 - 22:27

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka vendosur që të ndajë pesë milionë euro si pako emergjente për shkak të vështirësive që ka shkaktuar pandemia COVID-19.

Kjo pako pritet të hyjë në fuqi nga dita e nesërme, derisa ende nuk dihet se si do të shpërndahen këto mjete, raporton Zëri.info.

Ministrja në largim, Vlora Dumoshi ka thënë se është e vetëdijshme për vështirësitë, derisa së shpejti do të dihen detajet.

"Ministria ka ndarë pesë milionë euro për sportin, rininë dhe kulturën. Tani do ta krijojmë një grup punues", ka thënë Vlora Dumoshi në Klan Kosova, përcjell Zëri.info.

"Nesër do të hyjë në fuqi kjo pako. Do të na vijnë edhe sygjerimet se si do ta implementojmë", tregon më tej ajo.

"Ne do të mundohemi të jemi pranë sportistëve që aktivitetet e tyre të vazhdojnë. Por, jam në kontakt edhe me të parin e KOK-ut, Besim Hasanin, në lidhje me mënyren e shpërndarjes", tregon më tej Dumoshi./Zëri.info