Në këtë periudhë izolimi, Ministrja e Sportit ka një mesazh për sportistët kosovarë

Në këtë periudhë izolimi, Ministrja e Sportit ka një mesazh për sportistët kosovarë

Sport March 29, 2020 - 22:32

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka vendosur që të ndajë pesë milionë euro si pako emergjente për shkak të vështirësive që ka shkaktuar pandemia COVID-19.

Kjo pako pritet të hyjë në fuqi nga dita e nesërme, derisa ende nuk dihet se si do të shpërndahen këto mjete, raporton Zëri.info.

Ministrja në largim, Vlora Dumoshi ka thënë se është e vetëdijshme për vështirësitë, derisa së shpejti do të dihen detajet.

Tutje, ajo i ka uruar shëndet të gjithë sportistëve, dhe ka kërkuar nga ajo të ushtrojnë në kushte shtëpiake.

Image

"Unë i përshëndes të gjithë dhe iu uroj shumë shëndet. E di se sportistët kanë formë", ka thënë Dumoshi në Klan Kosova, përcjell Zëri.info.

"Uroj që ta kalojmë shumë shpejt këtë. Sa më shumë kujdes, sidomos sportistët pasi janë pjesa më e bukur e shtetit tonë", tregon më tej ajo.

"Qëndroni në shtëpi, ushtroni dhe punoni", shtoi ministrja në largim./Zëri.info