Infektuar: 1123
Shëruar: 847
Vdekur: 30
Sot është yll pornografik, dikur ishte sportiste e njohur dhe fitonte shumë medalje

Sot është yll pornografik, dikur ishte sportiste e njohur dhe fitonte shumë medalje

Sport April 01, 2020 - 09:21

Verona van de Leur ka kaluar nëpër sfida interesante, ku ish-atletja holandeze ka fituar dikur shumë medalje, kurse sot është një yll pornografik.

Vitin e kaluar, holandezja publikoi një libër të quajtur 'Thjesht Verona' dhe në një intervistë gjithashtu shpjegoi se si shkoi jeta e saj, shkruan Zëri.info.

Si 14-vjeçare, ajo fitoi dy medalje, kurse më pas edhe pesë medalje tjera, duke vazhduar një karrierë tejet të suksesshme.

Ajo u shpall atletja e vitit, teksa për financat e saj kujdeseshin prindërit e saj.

Verona ishte e gatshme ta fitonte medaljen e artë në Olimpiadën e vitit 2004, por ajo pësoi një lëndim të rëndë dhe më pas kuptoi se babai i saj kishte shpenzuar pesë mijë funte në Las Vegas për dëshirat e saj.

"Prindërit e mi kishin kartelën dhe çasje në llogaritë e mia. Edhe kur u lëndova, para mora vetëm nga sponsorët e mi", tha Verona, e cila u pensionua nga sporti në vitin 2008.

Ajo tutje tregon se ka paditur prindërit e saj për paratë e saj.

Image

"Kam kërkuar paratë e mia, por nuk mora asnjëherë përgjigjje. Babai kishte justifikime të ndryshme. Nuk e dija kush janë prindërit e mi. Isha vajza e tyre apo një llogari bankare", tregon më tej ajo.

Pas një beteje gjyqësore, Verona mori 81 mijë funte nga babai i saj, i cili ia pagoi asaj me këste.

"Pasi shpenzuam paratë, jetuam në një makinë për dy vite, edhe pse mendonim se do të jetonim vetëm dy ditë. Dimri ishte më i vështiri", tha Verona.

Për shkak të vështirësive, ish-sportistja holandeze tregon se tani ajo punon në industrinë e pornos.

Image

"Nuk e kam menduar asnjëherë këtë. Jam këtu me të dashurin tim, kjo e bën më të lehtë pasi ai është kamermani dhe aktori im", shtoi ajo./Zëri.info

Image