Edi Rama tregohet i ashpër me klubet e futbollit: Deklaroni paga të rreme, nuk do t'iu ndihmojmë

Edi Rama tregohet i ashpër me klubet e futbollit: Deklaroni paga të rreme, nuk do t'iu ndihmojmë

Sport April 01, 2020 - 13:46

Pandemia COVID-19 e njohur ndryshe si koronavirus ka shkaktuar pasoja të rënda ekonomike dhe financiare në Shqipëri, por edhe në futbollin shqiptar.

Megjithatë, nga 'pakoja emergjente' e qeverisë shqiptare të drejtuar nga kryeministri Edi Rama nuk është paraparë të ndihmohen klubet e futbollit shqiptar, raporton Zëri.info.

Natyrisht, pas këtij vendimi, kryeministri Rama është kritikuar me të madhe nga njerëzit e futbollit në Shqipëri.

Por, në një prononcim për 'Euronews Albania', Rama ka dhënë disa arsye pse nuk do të ndihmohet futbolli shqiptar.

Image

"Paketa nuk do të rishikohet, por do të zgjerohet. Paketa aktuale kanë në bazë ata që kanë më shumë nevojë. Sa i përket klubeve të futbollit, mendoj se klubet e futbollit nuk kanë çfarë t'i kërkojnë qeverisë dhe arkës së shtetit për disa arsye", ka thënë fillimisht Edi Rama.

"Klubet e futbollit deklarojnë paga të rreme sikur janë kompani të vogla dhe paguajnë paga të majme. Kështu që klubet e futbollit duhet të shikojnë se çfarë bëjnë klubet në vendet tjera", tregon më tej kryeministri shqiptar.

"Me gjithë respektin për klubet, trajnerët dhe drejtuesit e klubeve, mendoj se nuk është koha për të ndihmuar futbollin, por për të ekzistuar. Duke qenë se kanë deklaruar paga të rreme, është mirë të mos bëhen pjesë e atyre që ankohen", shtoi ai./Zëri.info