Rama: Nuk mund të lëmë mijëra familje nën qadra, dhe t'i ndihmojmë futbollistët dhe humoristët

Rama: Nuk mund të lëmë mijëra familje nën qadra, dhe t'i ndihmojmë futbollistët dhe humoristët

Sport April 01, 2020 - 14:00

Pandemia COVID-19 e njohur ndryshe si koronavirus ka shkaktuar pasoja të rënda ekonomike dhe financiare në Shqipëri, por edhe në futbollin shqiptar.

Megjithatë, nga 'pakoja emergjente' e qeverisë shqiptare të drejtuar nga kryeministri Edi Rama nuk është paraparë të ndihmohen klubet e futbollit shqiptar, raporton Zëri.info.

Natyrisht, pas këtij vendimi, kryeministri Rama është kritikuar me të madhe nga njerëzit e futbollit në Shqipëri.

Por, në një prononcim për 'Euronews Albania', Rama ka dhënë disa arsye pse nuk do të ndihmohet futbolli shqiptar.

Image

"Paketa nuk do të rishikohet, por do të zgjerohet. Paketa aktuale kanë në bazë ata që kanë më shumë nevojë. Sa i përket klubeve të futbollit, mendoj se klubet e futbollit nuk kanë çfarë t'i kërkojnë qeverisë dhe arkës së shtetit për disa arsye", ka thënë fillimisht Edi Rama.

"Klubet e futbollit deklarojnë paga të rreme sikur janë kompani të vogla dhe paguajnë paga të majme. Kështu që klubet e futbollit duhet të shikojnë se çfarë bëjnë klubet në vendet tjera", tregon më tej kryeministri shqiptar.

Tutje, ai ka thënë se prioritet është të ndihmohet familjet në nevojë dhe jo futbollistët apo humoristët.

"Nuk është koha për të ndihmuar futbollin, por ekzistencën. Nuk mund t'i ndihmojmë futbollistët dhe humoristët, dhe t'i lëmë mijëra familje në qadra", shtoi ai./Zëri.info