Otto John nuk i ndal stërvitjet, tregon si po e kalon kohën e pandemisë në Prishtinë

Otto John nuk i ndal stërvitjet, tregon si po e kalon kohën e pandemisë në Prishtinë

Sport April 02, 2020 - 14:02
Lajmet e fundit nga sporti

Pandemia COVID-19, e njohur ndryshe si koronavirus, ka paralizuar sportin në mbarë botën. Edhe në Kosovë ngjarjet sportive janë pezulluar për një afat të pacaktuar për shkak të përhapjes së këtij virusi, që ka infektuar mbi 120 persona.

"Zëri.info" ka kontaktuar futbollistin e huaj, që profesionin e kryen në Kosovë, për të mësuar rreth përditshmërisë që kalon në këtë periudhë pandemie.

Sulmuesi nigerian i FC Prishtinës, i cili jeton në kryeqytet, ka treguar se po ndjek me kujdes udhëzimet e autoriteteve në këtë periudhë pandemie.

“E kaloj shumicën e kohës në shtëpi, sepse na kanë treguar se duhet të qëndrojmë brenda për të ndalur përhapjen me koronavirus”, nis bisedën John me "Zëri.info".

"Bomberi" i FC Prishtinës tregon se nuk e ka problem të gatuajë ushqim për vete në shtëpi. “Gjithmonë përgatis ushqim vetë në shtëpi, kështu që nuk është problem sepse gatuaj në shtëpi”, thotë John, duke treguar se kontakton rregullisht me familjen e tij:Image

“Po, jam në kontakt me ta rregullisht dhe të gjithë ata janë mirë”.

Nigeriani, i cili ka shënuar gjashtë gola në gjashtë ndeshje me kryeqytetasit, ka treguar mënyren sesi po stërvitet në këtë periudhë pandemie. “Shkoj për vrapime nganjëherë. E përdor apartamentin tim për stërvitje vazhdimisht. Më mungon futbolli. Javët pa futboll kanë qenë të mërzitshme për mua. Por është e rëndësishme të qëndrojmë të sigurt. Shpresoj se situata të ndryshojë për të mirë sa më shpejt dhe ne të vazhdojmë ta bëjmë atë që duam”, përfundoi John. /Zëri.info