Rrëfehet Kumbulla, tregon idhullin e tij, flet edhe për Edi Ramën

Rrëfehet Kumbulla, tregon idhullin e tij, flet edhe për Edi Ramën

Sport April 05, 2020 - 10:15
Lajmet e fundit nga sporti

Mbrojtësi i Hellas Veronas, Marash Kumbulla thotë se Giorgio Chiellini është idhulli i tij, derisa shton se është krenar me ndihmën që i ka dhënë Shqipëria Italisë gjatë përhapjes së koronavirusit, transmeton zeri.info

Juventusi është në mesin e klubeve që janë lidhur me transferimin e Kumbullës në muajt e fundit dhe 20-vjeçari nuk e ka fshehur simpatinë e tij për kapitenin e bardhezinjve.

Lexo edhe Real Madridi vihet pas yllit shqiptar
Sport April 05, 2020

“Si djalë i ri, unë kisha një poster të Chiellinit në dhomën time”, ka thënë Kumbulla për “Corriere della Sera”.

“Unë gjithmonë e kam adhuruar vendosmërinë e tij dhe dëshirën për t’u përmirësuar. Ai është një luftëtar i vërtetë në fushë”, shtoi ai.

Kumbulla gjithashtu u shpreh krenar që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dërgoi 30 doktorë për ta ndihmuar Italinë në luftën ndaj koronavirusit.

“Unë jam krenar për gjestin e kryeministrit Rama në këtë kohë të vështirë për Italinë, që ka gjithmonë në anën tonë kurdo që kemi pasur nevojë”, u shpreh reprezentuesi i Shqipërisë./Zëri