Shqipërinë apo Anglinë, ish-lojtari i Kombëtares shqiptare ka një apel për Brojën

Shqipërinë apo Anglinë, ish-lojtari i Kombëtares shqiptare ka një apel për Brojën

Sport April 05, 2020 - 10:52
Lajmet e fundit nga sporti

Karantina e njerëzve në thuajse të gjithë botën, është marrë si masë për të frenuar shpërndarjen e Koronavrusit. .

Mirëpo, një njeri që ka shijuar 21 trofe në fushë, përkatësisht nëntë tituj kampion, 7 kupa dhe 5 superkupa, e me 41 gola të shënuar si qendërmbrojtës, deklaron se verdikti i fushës duhet pranuar.

“Futbolli ka qenë më burrëror asokohe. Sigurisht me interferime të faktorëve të jashtëm, vështirë të pranohej humbja, por çfarë është luajtur të mbetet e tillë, të mos e rishkruajmë më historinë”, deklaron Nevil Dede, ekskluzivisht për “Panorama Sport”.

Ish-qendërmbrojtësi i Kombëtares foli edhe për zgjidhjen e sulmuesit të Chelsea, Armando Brojën.

Kur dëgjoni Armando Brojën që tundohet në rast interesimi nga Anglia, çfarë mendoni?

"Është jeta e tij personale. FSHF dhe ekipet Kombëtare të kësaj federate, e evidentuan këtë futbollist. Ai nuk duhet të harrojë ku ishte kur ekipi kombëtar shqiptar e thirri në Shqipëri që të luante dhe të përfaqësohej. Pastaj se çfarë do të zgjedhë, i takon zemrës së tij, zgjedhjes së tij dhe ndjenjave që ai ka. Nuk mund të them që më vjen mirë apo më vjen keq, ama, sigurisht që do të doja që çdo lojtar i mirë shqiptar, kudo qoftë nëpër botë, të luajë për Shqipërinë", u shpreh ai.