Koha kur ylli i Manchester Unitedit e kishte bërë Ronaldon të qante në stërvitje

Koha kur ylli i Manchester Unitedit e kishte bërë Ronaldon të qante në stërvitje

Sport April 05, 2020 - 11:15
Lajmet e fundit nga sporti

Ish-futbollisti i Manchester Unitedit, Louis Saha kishte zbuluar para pak kohësh se Ruud van Nistelrooy e kishte bërë Cristiano Ronaldon të qante në stërvitjet e klubit anglez.

Ronaldo u transferua në “Old Trafford” si 18-vjeçar gjatë kohës kur ish-reprezentuesi holandez kishte qenë në krye të sulmit në klub. Portugezi ende ishte duke e zhvilluar lojën e tij në atë kohë dhe kishte krijuar një reputacion duke qenë lakmitar – diçka të cilën i urituri për gola Van Nistelrooy nuk e vlerësonte, transmeton zeri.info 

Për shkak të kësaj, dyshja kishin pasur përplasje në stërvitje, që kishte ardhur në kohën kur adoleshenti ishte duke përjetuar disa çështje personale. “Ruud e kishte atë lloj ego: ai i donte të gjitha pasimet. Dhe ndonjëherë, për zhvillimin e Cristiano Ronaldos dhe Wayne Roounet, ishte e vështirë për trajnerin që ta zgjidhte”, ka thënë Saha.

Image

“A e bëri Ruudi Ronaldon të qante? Po, kishte histori sepse mendoj se ata përfunduan në një debat në momentin kur Cristianos i kishte vdekur babai, kështu që nuk ishte momenti i duhur. Gjëra të tilla ndodhin kur dy lojtarë kanë shumë shpirt, por jam i sigurt që Ruud pendohet për disa prej fjalëve të tij. Cristiano ishte thjesht një kafshë. Unë nuk e di nëse mund të thuash se ai ishte njeri! Ju mund ta shihni që prej kur ai ishte 18 apo 19-vjeçar që ky djalë nuk ishte normal”, ka shtuar ish-sulmuesi francez.

“Këta lojtarë që e kanë aftësinë për ta njohur aftësinë që ka të bëjë me punën më të madhe se të tjerët – jo vetëm talenti. Më të mirët e tenistin nuk e godasin topin më mirë apo kanë një teknikë më të mirë, jo, ata punojnë më shumë se të tjerët dhe Cristiano e bëri këtë”, u shpreh ai.

Derisa Van Nistelrooy, i cili më vonë luajti në Real Madridi, mund të ketë pasur një sjellje të paqëndrueshme, ai nuk kishte probleme me francezin, pavarësisht se Saha ia zuri vendin në finalen e fituar të Kupës së Ligës në vitin 2006 ndaj Wiganit – një thirrje e bërë nga Sir Alex Fergusoni besohet se ka ndikuar në largimin e holandezit nga klubi.

“Ai ishte gjithmonë i mirë me mua: ai ndoshta kishte një problem me zgjedhjen e bërë nga trajneri, por kurrë me mua. Ai ishte i fiksuar me golat dhe unë e respektoj këtë. E di që disa njerëz thonë se unë e shtyva drejt largimit nga klubi, por këto janë tërësisht broçkulla. Ai ishte një lojtar shumë i mirë – ai thjesht kishte një problem me trajnerin – dhe unë ndoshta isha i mirë mjaftueshëm për ta zëvendësuar atë, por unë mund të kisha luajtur me të gjithashtu”, tha Saha./Zëri