Boksieri i njohur ka një teori të çuditshme rreth koronavirusit: Ja nga ka ardhur

Boksieri i njohur ka një teori të çuditshme rreth koronavirusit: Ja nga ka ardhur

Sport April 05, 2020 - 12:01
Lajmet e fundit nga sporti

Boksieri Amir Khan beson që përhapja e COVID-19 është e lidhur me testimin e rrjetit të komunikimit 5G, transmeton zeri.info

Duke folur për 1.3 milion ndjekësit e tij në rrjetin social “Instagram”, Khan diskutoi për një teori konspiracioni se si koronavirusi është bërë nga dora e njeriut dhe është duke shërbyer si një hutim.

Image

Ai ka zbuluar se ka parë shumë video dhe gjëra për këtë dhe edhe pse shkencëtarët thonë ndryshe, ai ka dalë në përfundim se teknologjia me shpejtësi të lartë është një lajm i keq për njerëzit.

“Nuk mendoj se vjen nga Kina. Kjo është një gënjeshtër, me të vërtetë. Njerëzit janë duke thënë se ata kanë ngrënë lakuriqë dhe gjarpërinj dhe helmi është përzier. Çfarë broçkulla? A besoni në këtë? Unë jo”, është shprehur ai

.

“A nuk mendoni se ka të bëjë me ato kullat 5G që janë duke shkuar lart. Është një gjë e bërë nga njeriu. Është vendosur atje për një arsye – derisa ata e testojnë 5G. Mund të jetë për kontroll të popullsisë”, ka shtuar ai./Zëri